Barcelona ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme ndaj Elche.
Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh në miunutën e 44-të të pjesës së parë me anë të Fidel. Në pjesën e dytë futja në lojë e Ferran Torres ndryshoi rrjedhën e lojës.
Në minutën e 61-të Ferran Torres barazon shifrat në 1-1. Loja ishte me intensitet të lartë ku dhe kartonat e verdhë nuk munguan.
Depay aktivizohet në minutën e 75-të dhe në minutën e 84’, holandezi shënon golin e fitores me penallti.
Tashmë Barcelona renditet në vendin e tretë me 48 pikë./ h.ll/abcnews.al