Numri i refugjatëve ukrainas vazhdon të rritet ndjeshëm dhe më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi në vetëm 10 ditë, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR). Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, atë që po ndodh sot me ukrainasit e ka cilësuar krizën me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Por ku po shkojnë saktësisht këta refugjatë dhe cilat vende kanë hapur kufijtë për ukrainasit?
Ja çfarë dimë deri tani:
-Gjithsej 922,400 njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga 24 shkurti, sipas rojeve kufitare polake.
-Numri i ukrainasve që kanë hyrë në Moldavi ka arritur në 201,133. Vendi ka përqendrimin më të madh të refugjatëve për frymë në rajon.
-Rumania ka pritur deri tani 227,446 ukrainas. Prej tyre, 155,680 tashmë janë përzënë ose kanë ikur jashtë vendit.
-Rreth 50,000 ukrainas kanë arritur në Republikën Çeke.
-Refugjatët ukrainas janë duke shkuar gjithashtu edhe në Hungari dhe Sllovaki.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur staf në Moldavi, Poloni dhe Rumani “për të rritur kapacitetet e reagimit të zyrave të vendit të saj, duke përfshirë operacionet, angazhimin me partnerët dhe mbështetjen për qeverinë ukrainase për përgjigjen shëndetësore”. /abcnews.al/