Nisi sot procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, në 6 bashki të vendit. 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të pare.
Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara.
654,538 shtetas shqiptarë votojnë në 940 Qendra Votimi
Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Në zgjedhjet e pjesshme vendore do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.
KQZ do të realizojë implementimin e kamerave regjistruese në çdo qendër votimit. Regjistrimi filmik (video) i procesit të numërimit të votave nga kamerat e tavolinave dhe kamerat e vrojtimit në VNV, do të ruhet në pajisje elektronike të sigurta dhe do të dorëzohet në KQZ së bashku me materialet e tjera zgjedhore. Administrata e KQZ-së, ose kur është e mundur nga KZAZ-ja, do të riprodhojë një kopje të materialit të regjistruar dhe ti vërë në dispozicion të subjekteve sipas rregullave të miratuara nga Komisioni. Materiali i regjistruar nga kamerat në VNV do të ruhet në KQZ deri në përfundim të afatit të hapjes së kutive. Pas mbarimit të këtij afati, materiali filmik do të ruhet në përputhje me ligjin “Për Arkivat”.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi që projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik të votave për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars, të implementohet në bashkinë Vorë, qarku Tiranë. Dyzet e katër (44) qendrat e votimit në Vorë, do të pajisjen me pajisje elektronik të votimit dhe numërimit elektronik, të cilat u përdorën në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2021.
Për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë, duke u bazuar në numrin e zgjedhësve të vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, shtuar 2 për qind të tyre, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, do të prodhohen në total 667.629 fletë votimi.
Bashkia Shkodër:
Majlinda Angoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
Bardh Spahia – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
Xhemal Bushati – “Partia Demokratike” (PD)
Bashkia Dibër:
Premtim Kryemadhi – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
Luan Haka – “Partia Demokratike” (PD)
Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
Dritan Torba – “Lëvizja e Re” (LRE)
Bashkia Durrës:
Ardian Muka – Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
Luan Hoti – “Partia Demokratike” (PD)
Bashkia Vorë:
Lulzim Vrana – Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
Ymer Marku – “Partia Demokratike” (PD)
Bashkia Rrogozhinë:
Ferdinand Saraçi – “Partia Demokratike” (PD)
Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
Hekuran Xhani -Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
Bashkia Lushnjë:
Eriselda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)
Indrit Sefa – “Partia Demokratike (PD)
Elton bano – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)
23:13-Hapen kutitë e para, nis numërimi në Rrogozhinë
Ka nisur procesi i numërimit në Rrogozhinë. Kutitë e para janë hapur pak minuta më parë.
Procesi i votimit në Rrogozhinë ditën e sotme u zhvillua i qetë. Sipas të dhënave të KQZ në këtë bashki morën pjesë 30.92% e votuesve.
Ndërkohë bëri të ditur se 219 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat. Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë janë Edison Memolla i PS, Ferdinand Saraç i PD dhe Hekuran Xhani i “Shtëpisë së Lirisë”.
Pritet që rezultati final në Rrogozhinë të publikohet mëngjesin e nesërm.
20:55- Celibashi shpall fituesin: PS fiton Vorën, kandidati i PD i treti
Kryekomisioneri Ilirjan Celibnashi ka bërë të ditur rezultatin paraprak të Bashkisë së Vorës. Bashkia e Vorës është fituar nga PS.
Në daljen për mediat Celibashi tha se kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Lulzim Vrana ka marrë 2589 vota, kandidati i PS Ymer Marku ka marrë 7530 vota, ndërsa kandidati i PD, ka marë 687 vota
19:46- Gjiknuri: Zgjedhjet ishin model, komisionerët të nxjerrin sa më parë rezultatet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, e ka cilësuar model procesin zgjedhoir të ditës së sotme ku u votua në 6 bashki.
Ai u bëri apel komisionerëve që numërojnë çdo vote dhe të nxjerrin s amë parë rezultatet, në mënyrë që qytetarët e 6 bashkive të mësojnë s amë parë emrin e të zgjedhurit të tyre.
‘I gjithë ky proces i rregullt dhe në përputhje me ligjin. Procesi ka shkuar më së miri me pak probleme për shkak të kushteve natyrore. Qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre, nuk kemi patur asnjë problem serioz për administrimin e tyre. Dua të falënderoj të gjithë komisionerët. PS është e kënaqur nga ecuaria e këtij procesi, prisnim pjesëmarrje më të lartë por duhen patur parasysh kushtet atmosferike. Të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre, qytetarët e 6 bashkive do të kenë mundësi shumë shpejt të mësojnë emrin e drejtuesit të Bashkive. Dua të bëj një thirrje për të gjithë komisionierët që mos ndjekin udhëzimet e partive por të numërojnë fletët e votimit deri në fund. Shumë shpejt do të kemi rezultatin e Vorës. Ne besoj se jemi fitues por nuk dua të flas para kohe’, tha Gjiknuri.
Lidhur me incidentet në Vorë, ku pati pretendime nga ana e opozitës për komisionerët, Gjiknuri tha se në ligj është e përcaktuar qartë se komisioneri duhet të jetë banor i zonës.
‘Mua më vjen keq që u krijua një tollovi poli8tike sa u përket pretendimeve që komisionerët nuk u lejuan të ushtrojnë detyrën, kjo tollovi erdhi nga vetëm nja një fraksion i opozitës. Megjithatë këtë e sqaroi KQZ ku thotë se çdo komisioner duhet të jetë banor i asaj zone. Në Vorë procesi ka qenë elektronik, aty komisionerët nuk kanë asnjë rol. Janë pretendime të kota, më vjen keq që PD është katandisur deri këtu sa nuk gjen komisionerë. Në Reformën e ardhshme Zgjedhore presim të bëjmë depolitizimin e komisionerëve’, tha më tej Gjiknuri.
19:30- Zgjedhjet e pjesshme, KQZ zbulon pjesëmarrjen në 6 bashki
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur numrin e qytetarëve që kanë votuar deri në orën 19:00.
Sipas KQZ, rezulton se në total kanë votuar vetëm 30.33% e 654,538 qytetarëve shqiptarë që kishin të drejtë vote.
Në vend të parë renditet Dibra me 43.35% e qytetarëve. Në vend të dytë vjen Vora 38.47%, e treta Lushnja me 35.96% dhe e katërta Rrogozhina me 30.92%. Dy vendet e fundit i zënë Shkodra e Durrësi me përkatësisht 29.11% dhe 26.4% të votuesve.
19:13-Mbyllet votimi në Vorë, rezultati del në orën 20:00
Është mbyllur procesi i votimit në bashkinë e Vorës. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se të gjitha qendrat e votimit thuajse janë mbyllur. Pas orës 19:00 kanë votuar vetëm ata persona që ishin në radhë duke pritur për të shprehur vullnetin e tyre.
Rezultati në bashkinë e Vorës do të dalë në orën 20:00, pasi do të aplikohet numërimi elektronik.
Procesi zgjedhur në bashkinë e Vorës ditën e sotme është zhvilluar me disa problematika. Fillimisht ka pasur një përplasje për komisionerët e Partisë Demokratike në Vorë.
19:04- Mbyllet procesi i votimit në 6 bashki, pjesëmarrje e ulët
Është mbyllur procesi i votimit në bashkitë e vendit. Qytetarët e Durrësit, Vorës, Dibrës, Rrogozhinës, Lushjes dhe Shkodrës iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.
Procesi i sotëm u zhvillua kryesisht i qetë, me disa problematika të vogla. Në të paktën tre3 qendra votimi në Shkodër nuk u zhvillua kuy proces për shkak të kushteve atmosferike.
Sakaq, në Vorë përgjatë ditës së sotme ka pasur një përplasje për shkak të komisionerëve të Partisë Demokratike. Sakaq, ajo që është vënë re ditën e sotme është pjesëmarrja e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
18:00- Pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit, Spahia thirrje shkodranëve: Drejtohuni kutive!
Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Bardh Sohia u është drejtuar me një mesazh shkodranëve, teksa kanë mbetur vetëm pak minuta nga mbyllja e procesit të të votimt.
Teksa falënderoi të gjithë komisionerët dhe qytetarët, Spahia u bëri apel shkodranëve që ende nuk kanë votuar t’u drejtohen kutive të votimit.
“Shfrytëzoj rastin të falenderoj çdo komisioner dhe anëtarë në këtë proces zgjedhor për punën. Dua të falendeoj çdo qytetar të bashkisë tonë që ka votuar sot duke kryer detyrën e vet qytetare të rëndësishme. Një falenderim për demokratët që sot janë impenjuar në këtë proces votimi. Dua t’i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që akoma s’kanë gjetur kohën tu drejtohen kutive të votimit për të ardhmen e tyte. Është një shërbimi më i madh që mund ti bëjë Shkodrës dhe shoqërisë sonë”, tha ai në një deklaratë për shtyp.
15:14- Dëbora anulon zgjedhjet në 3 qendra votimi në Shkodër
Nuk është mundur të zhvillohet votimi në dy fshatra të Shkodrës, atë të Shoshit dhe Pultit. Kjo ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që e kanë bërë të pamundur dërgimin e komisionerëve në qendrat e votimit. Lajmi për mos votimin në këto zona është bërë i ditur Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili tha se në Pult dhe Shosh votimi konsiderohet i pafilluar dhe i përfunduar. Në listë në qendrat e votimit në Shosh dhe Pult janë rreth 1300 votues. Bëhet fjalë në total për 3 QV, 2 në Shosh dhe 1 në Pult.
Duke u ndalur tek problematikat e hasura në bashkinë e Vorës, Celibashi u shpreh se votimi në këtë bashki ka vijuar normalisht. Për sa u përket problematikave të raportuara, sipas Celibashit 13% e tyre lidhen me kamerat e vëzhgimit, rreth 70% me pajisjen e identifikimit elektronik dhe 15% me çështje të administrimit të zgjedhjeve.
Celibashi u shpreh se është komunikuar me KZAZ-të dhe KQV-të që të mos lejohet grumbullimi i personave të paautorizuar pranë QV-ve.
13:18-PD pa komisionerë në Vorë, Kaso e Ristani: Veprim që tregon vobektësi, janë pa mbështetje
Ivi Kaso dhe Arben Ristani ndërsa flisnin për gazetarët kanë komentuar situatën e krijuar me komisionerët e Partisë Demokratike në Vorë.
Kaso u shpreh se PD-ja e Lulzim Bashës nuk po mund të gjejë as komisionerë për të mbuluar procesin në këto zgjedhje të pjesshme lokale, ndërsa theksoi se janë duke u përpjekur që të manipulojnë procesin.
Sipas Kasos, deri më tani, procesi ka vijuar sipas Kodit Zgjedhor, ndërsa shtoi se pretendimet e PD kanë si qëllim për ta ndotur këtë proces në Vorë.
“Kodi Zgjedhor parashikon që komisionerët duhet të jenë banorë të njësisë në të cilën zhvillohet procesi, në pamundësi për t’i mbuluar kanë tentuar të importojë nga jashtë. Gjë që nuk lejohet as nga KQZ dhe as nga KZAZ.”
Kurse, Ristani u shpreh se “të zgjedhësh të mos kesh komisionerë tregon vobektësi dhe mungesë përkrahjeje.”
Ai tha se PD e Bashës duhet të mësojë se zgjedhjet nuk fitohen në tavolinë, por “duke motivuar njerëzit.”
12:10–22 qendra në Vorë pa kryetarë komisionesh nga PD, Celibashi: KZAZ respektoi ligjin, procesi vijon
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur nga Vora për çështjen e mospranimit nga ana e PD për të propozuar kryetarë komisionesh në 22 qendra votimi në Vorë.
Sipas PD, nga Tirana janë dërguar propozime që kishin njohuri mbi sistemin elektronik të votimit dhe numërimit, që po aplikohet në Vorë, por KZAZ nuk i pranoi për shkak se ata nuk ishin nga Vora.
Celibashi, duke folur për mediat tha se KZAZ ka respektuar ligjin, ndërsa shtoi se procesi do të vijojë në Vorë pasi është plotësuar kuorumi i nevojshëm.
“Ka qenë një situatë, edhe nga pikëpamja ligjore, nuk ka qenë e thjeshtë që ata të vendosnin. Nga pikëpamja procedurale vendimet e tyre kanë qenë në rregull, nga pikëpamja cilësore kur ka pasur probleme janë korrigjuar nga KAS. Nuk ka lidhje me kërkesat e KQZ-së plotësimi i kërkesave të ligjit për të pasur komisonerë në qendrat e votimit. Është zgjedhje e subjekteve politike. Rëndësi ka që propozimet për anëtarë të Komisioneve të qendrave të votimit të jenë në përputhje të Kodit Zgjedhor.
Veprimtaria e anëtarëve të KZAZ është në përputhje me ligjin. Propozimet duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor. Të gjitha qendrat e votimit kanë minimumin 4 anëtarë, në 25 qendra votimi ka sekretarë dhe anëtarë që janë propozuar nga PD, në qendrat e tjera ka kuorum për të vijuar veprimtarinë, por mungon kryetari që do të duhej të propozohej nga PD.”
12:05-Yuri Kim në terren, ndjek nga afër procesin e votimit në Durrës
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka mbërritur mesditën e së dielës në Durrës ku edhe po mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie.
Kryediplomatja amerikane është duke vëzhguar nga afër procesin zgjedhor në Bashkinë e Durrësit. Kim ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës dhe ka ndjekur nga afër procesin e votimit.
Kurse, në disa qendra votimi në Shkodër ka qenë i pranishëm ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili u shpreh se qëllimi i tij ishte të shihte si ishte atmosfera e përgjithshme, ndërsa shtoi se deri më tani gjykon se përgatitja është shumë e mirë. /
10:44-Problematikat në bashkinë e Vorës, PD kërkon mbledhjen e KQZ
Partia Demokratike ka njoftuar se do të çojë një kallëzim penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre.
Lajmi është bërë nga Selia Blu ku shprehet: “Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve”.
Më tej thuhet se me këto vendime është minuar procesi zgjedhor në këtë bashki.
Reagimi i PD:
“Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.”
11:25-PD bën kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë
Partia Demokratike ka njoftuar se do të çojë një kallëzim penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre.
Lajmi është bërë nga Selia Blu ku shprehet: “Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve”.
Më tej thuhet se me këto vendime është minuar procesi zgjedhor në këtë bashki.
Reagimi i PD:
“Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.”
10:44-Problematikat në bashkinë e Vorës, PD kërkon mbledhjen e KQZ
Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me problematikat në procesin e votimit në Bashkinë e Vorës.
Kjo kërkesë ka ardhur vetëm pak kohë pas deklaratës së kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili theksoi se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por është kuorumi minimal i tyre dhe prandaj po zhvillohen normalisht votimet.
Në kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Marash Logu thuhet se mbledhja është kërkuar për shkak të problematikave të krijuara në Bashkinë Vorë
10:12-Celibashi: Këto janë problematikat e hasura, nga dëbora tek identifikimi elektronik
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka reaguar lidhur me situatën deri më tani të procesit të votimit në 6 bashki.
Sipas Celibashit moti i keq ka shkaktuar disa problematika në Shkodër dhe në Dibër. Ai ka sqaruar se në Shkodër konkretisht në Shosh dhe Pulti, ka qenë problematika e dëborës që ka penguar nisjen e votimit, ndërsa në disa fshatra të Dibrës ka pasur mungesë energjie.
Po ashtu probleme me identifikimin elektronik ka patur edhe në një qendër votimi në Durrës.
“Problematikat e evidentuar lidhen dhe janë të tilla: 2 qendra votimi në Shosh dhe Pult ku s’ka filluar votimi për shkak të mungesës së komisionerëve që nuk kanë shkuar dot për shkak të motit të keq. Një QV në Shalë identifikimi po bëhet manualisht, pa pajisjen e identifikimit elektronik. Në Shkodër nga 250 QV ka filluar në 247, në 3 QV nuk po votohet. Në Dibër janë 101 QV dhe tek të 101 ka filluar procesi i votimit. Kemi një problem me 18 QV në lidhje me energjinë elektrike në Kastriot dhe Kalanë e Dodës për shkak të reshjeve të dëborës. Në Durrës, nga 337 ka filluar votimi te të gjitha. Në një qendër votimi në Durrës po kryhet procesi i identifikimit pa pajisjen elektronike, kështu kanë vendosur anëtarët e komisionit. Në Vorë nga 44 QV janë hapur të gjitha dhe po votohet normalisht, nuk ka asnjë problem si me identifikimin edhe me votimin elektronik. Në Rrogozhinë nga 53 qendra votimi, ka filluar te të 53. 157 QV në Lushnje, po votohet te të gjitha. Në 5 ka probleme me kamerat e vëzhgimit dhe pajisjen PEI. Në një QV identifikimi po bëhet jo nëpërmjet pajisjes së identifikimit elektronik. Në dy QV në Dibër dhe Durrës ka probleme lidhur me mënyrën si anëtarët e qendrave të votimit administrojnë situatën, por janë pa probleme me vijimin e procesit të votimit. Problematika më shumë lidhet me disa QV në Shkodër e Dibër, për shkak të situatës së motit”, tha Celibashi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 08:00 kanë marrë pjesë në votim 2.68 % e qytetarëve të thirrur në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit.
Sipas KQZ, të dhënat janë mbledhur nga 485 Qendra Votimi nga 942 që janë gjithsej.
Në Dibër pjesëmarrja në votime shënon 3.17%, në Durrës pjesëmarrja në votime llogaritet 2.44 %, në Lushnje është 3.55 %, në Shkodër është 2.44 %, në Rrogozhinë është 3.98%, në Vorë pjesëmarrja është 3.98%.
Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit
09:45- Shënohet incidenti i parë, goditet komisioneri i PD
Është goditur komisioneri i PD në një qendër votimit në Durrës, duke shënuar kështu incidentin e parë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit.
Mësohet se komisioneri Fadri Mezini është goditur jashtë QV 1499 në lagjen nr.8 në Durrës.
Kjo ka sjellë ndërprerjen për disa minuta të procesit të votimit. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
09:15-Në Dukagjin të Shkodrës ngrijnë vendvotimet, dëbora vështirëson procesin
Në Dukagjin të Shkodrës, situata me reshjet e dëborës e ka bërë thuajse të pamundur votimin për qytetarët.
Dy njësi administrative, Shosh dhe Pult, shihet se vendvotimet janë në mes të dëborës dhe kanë ngrirë.
Votimi në këtë zonë ka nisur me vonesë për shkak të situatës me motin. Ndërkohë në qytetin e Shkodrës janë hapur të gjitha qendra e votimit.
08:29-Voton Luan Hoti: T’i japim fund marrjes peng të Durrësit
Ka shfrytëzuar të drejtën e votës kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë në Durrës.
Luan Hoti ka marrë pjesë duke kryer procesin e votimit në orën 08:00 të mëngjesit të kësaj të diele në Qendrën e Votimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Hoti tha se mesazhi i tij është vetëm për qytetarët. “I ftoj të dalin të votojnë. Të votojnë si njerëz të lirë, për familjet e tyre, fëmijët e tyre, të votojnë për t’i dhënë fund marrjes peng të Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit”.
08:15-Dëbora bllokon procesin e votimit në disa zona të Dibrës
Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në KZAZ 19 në Dibër, për zgjedhjet lokale të pjesshme.
Si pasojë e reshjeve të borës ka probleme me energjinë elektrike në Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Zall Dardhë, Zall Reç, Sllovë dhe Luzni.
Procesi i votimit ende nuk ka filluar në qendrat e votimit të këtyre njësive pasi nuk funksionon lexuesi elektronik. Në disa zona të thella ka bllokim të rrugës por janë nisur fadroma për hapjen e rrugëve.
07:51-Rama-qytetarëve: Dilni votoni, e drejtë demokratike, respekt edhe për Ukrainën
Teksa ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre dhe të marrin pjesë në votim.
Sipas Ramës, qytetarët duhet të ushtrojnë këtë të drejtë themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë ” shkruan Rama.
Votimi ka nisur në orën 7.00 i cili pritet të zgjasë deri në orën 19:00 të pasdites.
Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.
Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara.
07:41-Nis votimi në Vorë, 100% elektronik
Votimi në zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Vorës do të jetë elektronik.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duke folur për zgjedhjen e pjesshme që po zhvillohen sot më 6 mars për gjashtë bashkitë e vendit tha se” votimi elektronik është 100% i sigurt”.
“E them me siguri që nuk do të ketë asnjë problem lidhur me procesin e votimit në Vorë. Në Vorë do të votohet nëpërmjet sistemit elektronik të votimin, që administrohet nga persona të autorizuar”, tha Celibashi.
Në zgjedhjet e 25 Prillit në Njësinë Nr. 10 në kryeqytet ku u votua dhe u numërua elektronikisht. Në më pak se 1 orë u mësua rezultati përfundimtar ndërkohë kur u rikontrollua rezultoi të mos kishte parregullsi as në votim dhe as në numërimin e votave. /abcnews.al/