Problematikat në bashkinë e Vorës, PD kërkon mbledhjen e KQZ

schedule10:44 - 6 Mars, 2022

schedule 10:44 - 6 Mars, 2022

Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me problematikat në procesin e votimit në Bashkinë e Vorës.

Kjo kërkesë ka ardhur vetëm pak kohë pas deklaratës së kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili theksoi se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por është kuorumi minimal i tyre dhe prandaj po zhvillohen normalisht votimet.

Në kërkesën e përfaqësuesit të PD-së, Marash Logu thuhet se mbledhja është kërkuar për shkak të problematikave të krijuara në Bashkinë Vorë. /abcnews.al/