Raundi i tretë i negociatave Rusi-Ukrainë, zbulohet dita e takimit, vendimtare për luftën

schedule18:35 - 5 Mars, 2022

schedule 18:35 - 5 Mars, 2022

Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë të hënën raundin e tretë të bisedimeve, raporton Skynews.

Lajmin e bën me dije negociatori ukrainas David Arakhamiya, i cili ë një postim në Facebook tregoi ditën kur do mbahet takimi por nuk dha detaje të mëtejshme

Lexo edhe: LIVE/ Dhjetë ditë luftë në Ukrainë,mijëra civilë janë vrarë, Rusia konfirmon hapjen e korridoreve humanitare

Të enjten, të dy palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të largohen nga disa zona luftimi, megjithëse ka pasur vonesa në zbatimin e tyre. Ky raund i tretë bisedimesh me shumë gjasa do të jetë vendimtar për fatin e luftës, nëse do të shënojë ose jo për përfundimin e armiqësive.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para. Në këto dhjetë ditë luftë kanë humbur jetën shumë njerëz e mijëra të tjerë kanë marrë rrugën e arratisë.

/abcnews.al