Lazio është duke punuar për të mundur kalimin e portierit Kepa Arrizabalaga në formë huazimi.
Pas disa sezonesh te Chelsea, spanjolli e ka humbur rëndësinë sidomos pas transferimit të Mendy i cili është titullar i padiskutueshëm.
Lazio po tenton të përfitojë nga kjo situatë, duke e kërkuar portierin në formë huazimi, me Sarrin që e njeh mirë, pasi ka punuar te klubi londinez para disa viteve.
Ekipi lacial po kërkon me ngulm një portier pasi kontratat e Thomas Strakoshës dhe Pepe Reinas mbarojnë në fundin e sezonit dhe e ardhmje e tyre nuk është përcaktuar ende. /abcnews.al