Kategoria e Parë zhvilloi ditën e sotme 6 duele interesante dhe të luftuar të cilat në fund dhuruan edhe surpriza.
Skuadra e Erzenit fitoi me shifrat 1-0 përballë Tërbunit, një triumf që i jep edhe vendin e parë, pas barazimit 1-1 që Bylisi arriti me Lushnjen.
N këtë mënyrë skuadra shijakase i mori “fronin” ballshiotëve dhe janë në vendin e parë me kuotë të njëjtë pikësh por me golavarazh më të mirë.
Fitore në transfertë mori dhe Besëlidhja ndaj Vorës, Butrinti kundër Shkumbinit. Ndërkohë bënë detyrën në shtëpi Burreli që mposhti Turbinën, ndërsa Apolonia triumfoi përballë Besës.
Kjo javë do të mbyllet me duelet Maliqi-Tomori dhe Korabi-Pogradeci që janë planifikuar të zhvillohen ditën e hënë.
Rezultatet e sfidave të sotme:
/f.a/abcnews.al