Çmimet e karburanteve kanë arritur kulmin gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Si kurrë më parë, shqiptarët po e blejnë sot një litër naftë ose benzinë me mesatarisht 220-230 lekë, ndërkohë që një litër gaz është 90-95 lekë.
Çmimet janë rritur me rreth 45 lekë për litër vetëm gjatë javës së fundit për shkak të pasigurisë që ka sjellë në tregje lufta në Ukrainës, por edhe si pasojë e babëzisë së tregtarëve për të përfituar nga çdo situatë e tillë.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka një regjim taksimi të fortë ndaj karburanteve, ku me çmimin actual përllogaritet që shqiptarët të paguajnë mesatarisht 120-130 lekë taksa për çdo litër naftë apo benzinë që blejnë. /abcnews.al