“Ukraina është basti i Vladimir Putinit”. Kështu e vlerëson eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi situatën e luftës në lindje të Evropës.
I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Kristafi thekson se Putin është i përgatitur për sanksionet. Sipas tij, presidenti rus është në rrugën që ka nisur, se çfarë do të ndodhë në Ukrainë do të përcaktojë edhe fatin e Putinit. Krisafi thotë se nëse humb merr fund edhe karriera politike e Vladimir Putin.
“Mënyra si po luftojnë në Ukrainë, lani i tyre është i ngadaltë. Sanksionet janë më të fortat dhe ky është një shembull unik në kohët moderne kur një shtet është izoluar. Por është ende herët. Rusia ka qenë e përgatitur për sanksionet e vendosura.
Kushdo që e njeh Ukrainën është e pamundur ta pushtosh për tre ditë sepse është në territor më e madhja në Evropë. Kjo tregon se plani i tyre nuk ka qenë për pak ditë.
Putin vijon të jetë në të njëjtën rrugë lufte dhe nuk ka ndryshuar asgjë as nga sanksionet që ka vendosur.
Është më keq për atë që do të ndodhë në Ukrainë. Ajo që po ndodh është një përqindje e vogël e asaj që kemi parë në Çeçeni, Siri, apo Donbas më herët”, thotë ai.
Eksperti vlerëson më tej se katastrofale do të ishte ndërhyrja e drejtpërdrejtë e NASTO-s në Ukrainë, pasi siç thotë ai deri më tani lufta po zhvillohet në distancë mes aleancës dhe Rusisë.
“Ajo që do të ishte katastrofal do të ishte përballja e drejtpërdrejt me NATO në Ukrainë. Në distancë po luftohet mes NATO dhe Rusisë. Pjesa më e keqe do të ishte një luftë e drejtpërdrejtë që nuk besoj se ndodh në këtë moment.
Ky është një bast i Putinit. Zjarrmi i NATO do të marrë fund, nëse ai fiton ën Ukrainë. Nëse ushtria ruse ngec në Ukrainë ky do të ishte padiskutim fundi i tij politik”, thotë ai.
Kristafi thotë se Putin po bën luftë strategjike duke goditur objektiva, si termoçentralet, ndërsa shton se fundin e luftës do ta sillte vetëm neutraliteti i Ukrainës.
“Mendoj se është strategji, jo rastësisht sulmon centralet bërthamore. Gjatë gjithë karrierës së tij ka treguar që ka qenë njeri shumë llogaritës. Nëse ai humbet në Ukrainë mundësia që të qëndrojë në pushtet është fare e vogël. Nuk ka shans të tërhiqet ajo që mund të bindte është neutraliteti i Ukrainës”, tha ai. g.v/abcnews.al