Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shumë aktive në rrjetet sociale. Krahas fotove që lidhen me karrierën politike, ajo nuk nguron të bëjë edhe ndonjë përjashtim nga jeta personale.
Pasditen e kësaj të premte, Balluku ka postuar në “Facebook” një foto me këngëtarin shumë të dashur nga publiku, Flori Mumajesi. Ata duken të dy shumë të qeshur, ndërsa ministrja e ka cilësuar si më të mirin.
“Me më të mirin e çunave Flori Mumajesi”, ka shkruar Balluku krahas fotos.
Nuk dihet se çfarë e lidh këngëtarin me ministren, por të gjithë janë kurioz nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt apo thjesht kanë miqësi mes tyre./abcnews.al