Një tjetër makinë shkrumbohet në qytetin e Vlorës

schedule10:21 - 26 Nëntor, 2017

schedule 10:21 - 26 Nëntor, 2017

Nuk kanë kaluar as tre ditë nga rasti më i fundit, kur një tjetër makinë është shkrumbuar në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Uji i Ftohtë” dhe forcat zjarrëfikse u vunë në alarm. Mjeti tip ”Audi” është në pronësi të shtetasit Gentjan Rukaj, i cili jeton dhe punon në Tiranë, por në përdorim e kishte kunati i tij Julajn Malaj 25 vjeç, i cili jeton në Vlorë. Makina është dëmtuar plotësisht dhe polcia dyshon që kjo është e qëllimshme. Për këtë shkak, kanë nisur dhe hetimet për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

https://youtu.be/ENAfwQKyf30

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!