Sulmi i centralit bërthamor nga Rusia, eksperti: Deri më tani s’ka materiale radioaktive

schedule11:03 - 4 Mars, 2022

schedule 11:03 - 4 Mars, 2022

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi, tha se sulmet në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia nuk prekën reaktorët, por një ndërtesë “ngjitur”.

Gjatë konferencës për situatën në Ukrainë, Grossi tha se deri më tani në zonë nuk ka material radiokativ.

“Është e rëndësishme të thuhet se të gjitha sistemet e sigurisë të gjashtë reaktorëve në termocentral nuk u prekën. Nuk ka pasur asnjë lëshim të materialit radioaktiv”, tha Grossi, citon Skynews.

Megjithatë ai tha se situata “natyrisht vazhdon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese për shkak të rrethanave”.

Grossi tha se dy persona u plagosën në sulmin gjatë natës, të dy besohet të jenë personel sigurie.

Ai tha se është në kontakt me forcat ruse dhe ukrainase.

Më herët, zyrtarët ukrainas thanë se termocentrali bërthamor ishte nën kontrollin rus./abcnews.al/