Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u ka shpëtuar tre atentateve gjatë javës së kaluar. Mercenarët e grupit Wagner që mbështeten nga Kremlini dhe forcat speciale çeçene janë dërguar me misionin për ta vrarë Zelenskyyn javën e kaluar, raporton Skynews.
Lexo të gjitha zhvillimet në ditën e nëntë të luftës në Ukrainë
Megjithatë, mendohet se Ukraina ishte informuar për të paktën disa nga këto plane. Kjo është bërë e ditur nga agjentët e dyfishtë brenda FSB-së(Shërbimi i Sigurisë së Rusisë) të cilët kanë alarmuar zyrtarët ukrainas.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës konfirmoi tre atentatet dhe tha për shtypin lokal se kishte marrë informacion nga agjentët e dyfishtë “të cilët nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë të përgjakshme”.
Një nga grupet që thuhet se u përpoq të vriste Zelenskyn, ishte Grupi Wagner – i cili ka 400 anëtarë të vendosur në Kiev pasi anëtarët depërtuan në Ukrainë me një ‘listë vrasjesh’ me 24 emra.
/abcnews.al