Zelensky u kërkon liderëve botërorë të ndalojnë Rusinë “përpara se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore”

schedule06:15 - 4 Mars, 2022

schedule 06:15 - 4 Mars, 2022

Në një postim në Facebook herët të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për gjuajtje të qëllimshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi një zjarr shpërtheu në objekt pas granatimeve të rënda nga forcat ruse.

“Tanket ruse të pajisura me imazhe termike qëllojnë blloqet atomike. Ata e dinë se për çfarë po qëllojnë. Ata janë përgatitur për këtë (sulm),” tha ai në postim raporton “CNN”.

Zelensky gjithashtu i’u referua tragjedisë së Çernobilit dhe viktimave të saj në postim. Për të gjithë ukrainasit, për të gjithë evropianët, për të gjithë njerëzit që e dinë fjalën “Çernobil,” sa viktima ka pasur”. Fatkeqësia e Çernobilit, e cila ndodhi në Ukrainë në vitin 1986 konsiderohet si aksidenti më i keq bërthamor në histori. Ishte një “katastrofë globale që preku jetën e qindra mijëra njerëzve” dhe pati një ndikim të qëndrueshëm në vend, tha Zelensky.  / abcnews.al