Impakti i luftës në Ukrainë duket më së miri në fytyrat e fëmijëve të frikësuar, nënave të tyre të pasigurta, ndërtesat e shkatërruara apo edhe tek ata që kanë zgjedhur të marrin armët për të mbrojtur vendin e tyre.
Megjithatë, tragjedia e vërtetë është tek civilët e vrarë. Në media është publikuar së fundmi një foto e një babi që vajton mbi trupin e pajetë të djalit të tij.
Sipas raportimeve, fotoja është shkrepur në një maternitet që është kthyer në shërbim të të lënduarve në Mariupol. Burri në foto quhet Serhii dhe mund të shihet ndërsa qan mbi trupin e të birit adoleshent, Iliya. /abcnews.al/