95 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule17:52 - 3 Mars, 2022

schedule 17:52 - 3 Mars, 2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 95 të infektuar me koronavirus. Në raportimi ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1,289 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, 37 qytetarë në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë,  Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.

Janë 1,747 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Bëhet po ashtu e ditur se në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç.

Janë shëruar 396 qytetarë , duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,697 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Mars 2022)
Raste të reja ditore          95
Të shëruar në 24 orë        396
Të shtruar në spitale          45
Humbje jete në 24 orë        2
Testime ditore                1,289

Testime totale               1,748,195
Raste pozitive                 271,920
Raste të shëruara           266,697
Raste Aktive                       1,747
Humbje jete                         3,476

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               493
Fier                   265
Elbasan             166
Vlorë                149
Lezhë               182
Kukës               114
Berat                104
Shkodër           91
Durrës              75
Gjirokastër      58
Korçë               43
Dibër                7 /abcnews.al/