Ukrainasit të pamposhtur, kanë ende kontrollin e qiellit një javë pas nisjes së pushtimit rus.
Lajmin e bën të ditur gazetari Jack Detsch, gazetar për çështjet e sigurisë kombëtare në SHBA i cili shton se vendi vijon që të jetë në gatishmëri edhe mbrojtjen ajrore, edhe pse Rusia ka qëlluar me të paktën 480 raketa deri më tani.
Po ashtu, ndërsa citon zyrtarë të lartë të mbrojtjes në SHBA, gazetari bën të ditur se autokolona 64 km e gjatë e Rusisë , jashtë Kievit është ende “në masë të madhe e bllokuar”.
Kurse, Mariupol mbetet ende në kontrollin e Ukrainës, kurse sipas Detsch SHBA nuk mund të konfirmojë raportimet se qyteti i Kherson-it është marrë. /abcnews.al/