Britania e Madhe, e vendosur për të sanksionuar më tej oligarkët rusë

schedule16:31 - 3 Mars, 2022

schedule 16:31 - 3 Mars, 2022

Duke folur nga Lituania, Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss është shprehur se Mbretëria e Bashkuar është “absolutisht e vendosur” për të vendosur sanksione ndaj oligarkëve rusë.

Ajo tha se rreth 100 individë dhe organizata janë sanksionuar tashmë dhe ka një listë të mëtejshme që po punohet. Truss u zotua se Mbretëria e Bashkuar “do të bëjë më shumë” për këtë çështje, por shtoi  “duhet të sigurohemi se kemi provat e duhura”.

Ndërsa, sa i përket raportimeve se qeveria e vendit po merret me kërcënime ligjore nga disa oligarkë, ajo tha: “kërcënimet ligjore nuk do të kenë asnjë ndikim në aftësinë tonë për të sanksionuar oligarkët.”

Ajo shtoi se në takimin e ministrave të G7 nesër do të diskutohet se cilat do të jenë sanksionet që mund të vendosen më tej. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!