Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pyllin e fshatit Galush të Peqinit këtë të shtunë. Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri. Ai është Roland Lleshi. Sipas informacionit paraprak të policisë vrasja është aksidentale. Autor i saj është vëllai i viktimës, i cili ende nuk ka mbushur 14 vjeç.
Dyshohet se nga pakujdesia atij i është shkrepur arma e gjahut duke vrarë në këtë mënyrë vëllain e tij. Në momentin e ngjarjes ata kanë qenë duke kullotur bagëtitë. Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al