I dënuar nga fati që në lindje, kur prej prindërve mori jo vetëm jetën, por edhe virusin HIV, 8-vjeçari nga Vlora është vënë nën presionin e prindërve të shokëve të klasës, që nuk e duan pranë fëmijëve të tyre.
Në klasë të parë ai ka mundur të shkojë një muaj me vonesë. Shkak është bërë protesta e prindërve.
Agron Bashllari, mjeku që e ka ndjekur prej vitesh gjendjen e vogëlushit, është përballur me frikën e prindërve, të cilëve është dashur t’u sqarojë se 8-vjeçari nuk përben asnjë rrezik për përhapjen e sëmundjes.
Agron Bashllari: “Fakti që kanë marrë një virus nuk i pengon që të mjekohet dhe të kurohen dhe të vazhdojnë arsimimin. Nuk është një sëmundje që paraqet rrezikshmëri në institucionet arsimore.
Stafi pedagogjik, në anë tjetër ka ndërmjetësuar me prindërit, duke u kërkuar të mos cënojnë të drejtën e vogëlushit për tu arsimuar në një institucion e publik.
Mësuesja, Alma Kapaj: “Stafi i shkollës ka zhvilluat takime me qëllim që ata të sensibilizohen”.
Sot vogëlushi shkon në shkollë rregullisht, ndërsa gjyshja e tij tregon se vuajtjet për të vijojnë edhe përtej dyerve të shkollës.
“Unë kam dashur një mësuese mbështetëse dhe është pak mbrapa. Ka vajtur në shkollë pas një muaji, ngaqë kishin njerëzit merak sepse ishin të painformuar”.
Gjyshja është personi që kujdeset për 8-vjeçarin dhe dy motrat e tij më të mëdha, pas vdekjes së prindërve nga sëmundja që i trashëguan të birit./abcnews.al