OKB ndëshkon Rusinë, Basha: Një ditë historike për paqen, bota e bashkuar në krah të Ukrainës

schedule19:31 - 2 Mars, 2022

schedule 19:31 - 2 Mars, 2022

Lideri i demokratëve Lulzim Basha e ka cilësuar këtë të sotmen një ditë historike për paqen pasi shtetet anëtare të OKB-së votuan me shumicë dërrmuese për ndëshkimin e Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Në një postim në Twitter, kryedemokrati shkruan se bota është e bashkuar dhe e vendosur që t’i qëndrojë në krah Ukrainës për të mbrojtur “vlerat dhe parimet që na mbajnë të bashkuar.”

Kujtojmë se në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombëve të Bashkuara u votua sot draft-rezoluta e hartuar nga Shqipëria dhe SHBA-të për të ndaluar pushtimin e Ukrainës. Rezoluta u mbështet nga 141 nga 193 anëtarët në një seancë të rrallë urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Vetëm 5 vota janë renditur nga ana e Rusisë: – Rusia vetë – Bjellorusia – Eritrea – Korea e Veriut – Siria. 34 ishin abstenimet duke përfshirë – Kinë – Indi.

Më herët pas votimit të rezolutës reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera veçoi faktin që ndër shtetet që votuan “pro” ishte edhe Serbia, duke u shprehur se ky akt unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!