‘Po na terrorizojnë’, qytetari ukrainas: Përveçse nga bombat rrezikojmë të vdesim dhe nga uria

schedule17:30 - 2 Mars, 2022

schedule 17:30 - 2 Mars, 2022

Qytetarët ukrainas prej 7 ditësh ndodhen nën terrorin e vazhdueshëm të ushtarëve rus, të cilët po bombardojnë të gjithë vendin.

Një banor i Khresonit në Ukrainën jugore, i identifikuar si Husein ka treguar për BBC se ai dhe familja e tij janë të tmerruar pasi ushtarët rusë po qëllojnë në rrugë pa paralajmërim.

Ai theksoi se në qytetin ku ai jeton tashmë janë boshatisur supermarketet dhe më e frikshme se bombardimet tani mbetet uria.

Ai tregoi se në shtëpinë e tij ka shumë pak ushqime, aq sa ai dhe familja e tij pas pak ditësh nuk do të kenë më asgjë për të ngrënë.

Unë kurrë nuk kam qenë kaq i frikësuar në jetën time’

‘Unë në shtëpi kam oriz, fasule, disa patate dhe domate. Por unë dhe gruaja ime e kemi të pamundur për të kërkuar ushqim në supermarkete për vajzën tonë, pasi situata është shumë e rëndë’, tha Husein. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!