Teksa vijon të bombardojë Ukrainën, presidenti rus Aleksandër Putin po zbulon më shumë nga plani i tij.
Burimet më të fundit të BBC tregojnë se Rusia dëshiron të shpallë ish-presidentin ukrainas Viktor Janukoviç, të rrëzuar gjatë protestave antiqeveritare në 2013-14 – si udhëheqësin e ri të Ukrainës. Ish-presidenti i Ukrainës, ndodhet në Minsk dhe Kremlini po përgatitet ta rikthejë atë në pushtet.
“Yanukovych është në Minsk. Kremlini dëshiron ta bëjë atë President të Ukrainës”, raporton “BBC”, duke cituar inteligjencën ukrainase.
Janukoviç iku në Rusi në vitin 2014. Kremlini mund të jetë duke përgatitur një operacion mediatik ose fushatë për të rikthyer Yanukovych në Ukrainë.
Në janar, Britania e Madhe tha se Moska po planifikonte të instalonte një figurë pro-Moskës për të udhëhequr qeverinë e Ukrainës.
/abcnews.al