Alessio Romagnoli është shqetësimi i ri i Milanit. Mbrojtësi i kuqezinjve u dëmtua në derbin e Kupës së Italisë kundër Interit.
Qendërmbrojtësi u zëvendësua në mesin e pjesës së parë dhe mediat në Itali raportojnë se ai ka një problem me aduktoret.
Kapiteni i Milanit pritet të bëjë kontrollet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit. Trajneri Stefano Pioli pret lajme të mira.
Romagnoli është një lojtar i rëndësishëm dhe shpresat janë që ai t’ia dalë të jetë i gatshëm për duelin kundër Napolit më 6 mars. / abcnews.al