Lojtari i Everton shpërthen ndaj kapitenit të Rusisë: Hesht bastard, do fshihesh në vrimë

schedule20:18 - 1 Mars, 2022

schedule 20:18 - 1 Mars, 2022

Vitaliy Mykolenko nuk është përmbajtur ndaj futbollistit të kombëtares së Rusisë, kapitenit Artem Dzyuba. Shkak është bërë lufta që po bëhet në Ukrainë.

Lojtari i Everton, i cili bëri xhiron e internetit pas përqafimit me Zinchenko, është treguar i ashpër ndaj lojtarit rus, për shkak se nuk po mban asnjë qëndrim.

“Ndërkohë që ti bastardi Dzyuba hesht, bashkë me shokët e tu të poshtër të skuadrës, civilët vriten në Ukrainë.

Do të qëndrosh i fshehur në një vrimë për gjithë jetën tënde dhe më e rëndësishmja, për gjithë jetën e fëmijëve të tu. Jam shumë i lumtur që askush nuk do tua falë kurrë, bastardë”, shkruan Mykolenko në Insatgram. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!