Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky sapo ka folur para Parlamentit Evropian në seancën e tyre speciale për luftën ruse në Ukrainë.
Ai thotë se ajo që po ndodh në vendin e tij është një tragjedi dhe ata po luftojnë për tokën, lirinë dhe jetën e tyre. Ai tha: “Askush nuk do të na thyejë, sepse ne jemi ukrainas”.
Ai gjithashtu thotë se Rusia ka synuar fëmijët ukrainas, me 16 të vdekur dje. Ai i bën thirrje Parlamentit Europia të “provojë se jeni bashkë me ne”, të provojë se nuk do ta zmbrapsë Ukrainën dhe të provojë se janë “evropianë të vërtetë”.
“Besoj se sot ne do t’u tregojmë të gjithëve se kush jemi. Pa ju Ukraina do të jetë e vetme. Ne kemi treguar forcën tonë. Ne kemi provuar se ne jemi njësoj si ju. Tregoni se jeni me ne. Tregoni se nuk do na lëshoni”, tha ai.
Zelensky is now addressing the European Parliament. The European Parliament translator is getting emotional as he translates. "We are fighting for survival, but we are also fighting to be equal members of Europe," Zelensky says.
— Natasha Bertrand (@NatashaBertrand) March 1, 2022
Teksa Zelensky, ishte duke folur përmes një lidhjeje video, salla i ngrit në këmbë.
???? Історичне відео: Європарламент стоячи аплодує Зеленському pic.twitter.com/7K9GcJIXTu
— Алчевськ UA?? (@AlchevskUA) March 1, 2022
/abcnews.al