Lufta në Ukrainë ka detyruar mijëra të largohen nga vendi, disa të tjerë janë strehuar në stacionet e metrosë dhe në vende të sigurta për ti shpëtuar agresionit rus. Në një video të postuar nga Washington Post, shihen gratë shtatzëna të cilat janë strehuar në një spital në Kherson.
Në videon e regjistruar nga Yurii Herman, një mjek në Spitalin Klinik Rajonal Kherson, shihen një numër pacientësh që janë shtatzënë. Herman tha se në atë dhomë gjithashtu ndodheshin gra që kanë lindur gjatë ditëve të fundit. Disa foshnje kanë lindur para kohe, një grua prej tyre madje kishte nevojë për një operacion.
Herman tha se dy gra priten të lindin së shpejti.
Që nga e hëna, 75% e forcave ruse kanë rrethuar Ukrainën, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes.
Rusia ka lëshuar 380 raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, nga 320 të dielën, theksoi zyrtari.
/abcnews.al