“Fle akoma me biberon në gojë”, Ardit Çuni reagon pas deklaratës së Beanidës

schedule08:06 - 1 Mars, 2022

schedule 08:06 - 1 Mars, 2022

Ardit Çuni ka reaguar pas deklaratës së Beniasda Nishanit, e cila tha se ai fle akoma me biberon në gojë. Ky koment erdhi pasi u pyet nëse ka ndonjë shans për të patur diçka më shumë sesa miqësi. Por mesa duket këngëtari e ka marrë me sportivitet këtë situatë.

“Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjë herë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi.”, tha Beniada.

Në një postim që ka bërë në Instastory ai ka etiketuar Beniadën, teksa ka shkruar: “Ku është biberoni?”. Postimi është shpërndarë edhe nga modelja e cila shkruan me humor: “Do të rraf”. Kujtojmë që gjatë kohës që ishin në Big Brother u përfolënv për raportin e tyre. /abcnews.al