Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 36 të infektuar me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 1,273 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 16 qytetarë në Tiranë, 3 në Mirditë, Gjirokastër, 2 në Durrës, Lushnje, Vlorë, Delvinë, 1 në Pukë, Kukës, Fier, Mallakastër, Pogradec, Gramsh.
Janë 2,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.
Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete. Nuk mundi t’i mbijetonte sëmundjes një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 72-78 vjeç.
Janë shëruar 313 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,588 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 313
Të shtruar në spitale 51
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,273
Testime totale 1,743,290
Raste pozitive 271,563
Raste të shëruara 265,588
Raste Aktive 2,506
Humbje jete 3,469
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 699
Fier 335
Elbasan 316
Lezhë 245
Vlorë 182
Berat 174
Gjirokastër 137
Kukës 131
Durrës 106
Shkodër 106
Korçë 60
Dibër 15 /abcnews.al/