Zëvendës kryeministri dhe ministri bullgar i financave, Assen Vasilev ka folur për negociatat në lidhje me ndërtimin e termocentralit të ri bërthamor që Bullgaria ka nisur me Greqinë .
Në një intervistë për televizionin NOVA, ministri bullgar tha se vendi i tij po diskuton për nënshkrimin e një kontrate 20-vjeçare me Greqinë për energjinë elektrike nga njësia e re, si dhe për bashkëpunimin në portin e Aleksandrupolit.
“Kemi nisur negociatat me kolegët tanë grekë për ndërtimin e një termocentrali të ri bërthamor në vendin tonë, i cili do të përdoret nga Greqia me një kontratë afatgjatë, 20-vjeçare. Ne do të veprojmë jashtëzakonisht shpejt, pasi ka blerës” , tha Vasilev, duke theksuar se të dy vendet tashmë bashkëpunojnë shkëlqyeshëm në sektorin e energjisë./abcnews.al/