Rrëfimi prekës i qytetarit ukrainas: Jam fshehur me fëmijët në bodrumin e shtëpisë

schedule14:45 - 27 Shkurt, 2022

schedule 14:45 - 27 Shkurt, 2022

Rrëqeth rrëfimi i një qytetari nga Kharkin i Ukrainës, i cili thotë se tanket rus ishin vetëm pak kilometra larg shtëpisë së tij. Në një intervistë për BBC 50-vjeçari nga Kharkiv thotë se ka parë tmerrin me sytë e tij, teksa shumë mjete ushtarake dhe trupa të armatosur kalonin afër shtëpisë.

“Ne po rrimë në shtëpinë tonë në një bodrum”, thotë qytetari ukrainas për BBC.

Lexo edhe: E FUNDIT/ Putini fut në veprim armët bërthamore, Rusia kërcënon njerëzimin

“Jam unë dhe gruaja ime, dy djemtë dhe mamaja ime 80-vjeçare, djemtë i mbajmë në bodrum shumicën e kohës. Ne kemi energji elektrike, shtëpi të ngrohtë, ujë dhe internet. Jo të gjithë janë kaq me fat. Ne thirrëm shoqen tonë që të bashkohej me ne – ajo ka një të porsalindur dhe një fëmijë të vogël. Por ajo nuk mund të rrezikojë për të ardhur deri këtu.”

Ai shtoi gjithashtu tha se beson se forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e plotë të Kharkiv, siç ka pretenduar dhe guvernatori i qytetit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!