U mposhtën nga Juventusi, si vlerësohen shqiptarët nga Gazzetta dello Sport

schedule12:30 - 27 Shkurt, 2022

schedule 12:30 - 27 Shkurt, 2022

Empoli humbi ditën e djeshme kundër Juventusit dhe në fushë ishin tre futbollistët shqiptarë, Ardian Ismajli, Kristian Asllani dhe Nedim Bajrami.

Ky i fundit ishte nga lojtarët me notën më të lartë tek Empoli. Gazzetta dello Sport e ka vlerësuar me notën 6, duke e konsideruar rrezik për Juventusin. Ai gjithashtu goditi edhe traversën.

Nota 5 për mesfushorin e ri Asllani, i cili sakrifikon për skuadrën, por i rëndon topi i humbur te goli i dytë i shënuar nga Juventusi.

Edhe Ismajli vlerësohet me notën 5, si rezultat edhe i paraqitjes së tërë repartit dhe tre golave të pësuar nga Empoli. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!