Ditën e sotme janë luajtur 4 sfidat e Kategorisë së Parë, takime këto të vlefshme për javën e 21-të.
Në këto përballje janë shënuar plot 13 gola, ndërsa nuk kanë munguar edhe surprizat. Turbina ka bërë surprizën e madhe në këto takime, teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Korabin e vendit të 3-të.
Kryesuesit e Bylisit triumfuan përballë Burrelit në shtëpi, duke vazhduar të qëndrojnë të palëkundur në vendin e parë. Edhe Tomori ka bërë detyrat siç duhet, ndërsa ka mposhtur po ashtu në shtëpi skuadrën e Shkumbinit.
Takimi tjetër mes Besëlidhjes dhe Lushnjës është mbyllur me shifrat 2-2.
KATEGORIA E PARË – JAVA 21
E shtunë, më 26 shkurt, ora 14:00
Tomori-Shkumbini 5-2
Shënues: Oshafi 6′, 49′, 55′ Pepa 23′, Manellari 42’/ Osma 27′, Nunes 52′
Turbina-Korabi 1-0
Shënues: Ahmetaj 80′
Bylisi-Burreli 1-0
Shënues: Ruçi 38′
Besëlidhja-Lushnja 2-2
Shënues: Ru. Danaj 71′, 74′ / Hima 57′, Lajthia 83′,
E diel, më 27 shkurt, ora 14:00
Butrinti-Apolonia
Tërbuni-Maliqi
Besa-Vora
Pogradeci-Erzeni
/f.a/abcnews.al