Defiçiti tregtar në Shtetet e Bashkuara ka kapur sërish një shifër rekord, duke shfryrë zotimin historik të presidentit Donald Trump për ta kthyer Amerikën nga një vend të varur tek importet në një vend promotor të eksporteve.
Hendeku tregtar mes Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës arriti në 621 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke i dhënë një goditje të fortë planit të presidentit Donald Trump për reduktimin e defiçitit. Defiçiti tregtar është diferenca mes sasisë së produkteve dhe shërbimeve që Shtetet e Bashkuara importojnë nga vendet e tjera dhe sasisë që eksportojnë. Reduktimi i hendekut ka qenë një pikë kyçe e politikave të presidentit Trump, por në vitin 2018 Shtetet e Bashkuara eksportuan më pak mallra krahasuar me sa importuan.
Trump pretendon se Amerika po rripet nga vende të tjera dhe ka kërkuar prej tyre që të ulin tarifat për mallrat amerikane dhe të blejnë më shumë prej tyre. Sidoqoftë, të dhënat zyrtare tregojnë se ndërsa eksportet e produkteve dhe shërbimeve amerikane u rritën me 148 miliardë dollarë, importet arritën në 217 miliardë. Kjo do të thotë se hendeku është më i madhi që prej vitit 2008, kur kriza financiare goditi globin dhe Shtetet e Bashkuara hynë në reçesion. Defiçiti në produkte dhe shërbime gjatë dhjetorit të kaluar thuajse preku rekordin 10-vjeçar prej 59 miliardë dollarësh. Ndërkohë, eksportet në pjesën tjetër të botës ranë me 1.9 për qind në 205 miliardë, ndërsa importet u rritën me 2.1 për qind në 264 miliardë./abcnews.al