Kategoria e Parë rikthehet sot dhe Bylisi është i uritur për të reaguar pas humbjes së pësuar në Peshkopi kundër Korabit. Skuadra e Jeton Beqirit pret në Ballsh Burrelin dhe nuk ka objektiv tjetër veç fitores.
Rivali tjetër, Erzeni, luan nesër në transfertë kundër Pogradecit, kurse sot është Korabi që zbret në fushë dhe do synojë tre pikët kundër Turbinës në Cërrik, që t’i vërë në presion shijakasit për vendin e dytë.
Sot luan edhe Tomori, që pas humbjes me Apoloninë do autokritikë dhe i vjen në momentin e duhur Shkumbini si kundërshtar. Në Berat synojnë tre pikët ndaj peqinasve.
Një ndeshje interesante luhet edhe në Lezhë, aty ku Besëlidhja përballet me Lushnjën. Dy skuadra që duan të largohen nga zona e rënies nga Kategoria e Parë dhe sot kërkojnë marrjen e pikëve maksimale. / abcnews.al