Kapiteni i Skënderbeut, Vanjel Zguro, u zgjodh si lojtari i ndeshjes ndaj Vllaznisë. Zguro realizoi me penallti për të barazuar shifrat 2-2.
Nga Zguro kishte edhe shume tension gjatë ndeshjes, ndërsa pas takimit, kapiteni i korçarëve u shpreh se për vetë faktin ku ndodhet ekipi duhet që të gjithë të japin 100%.
“Sot donim me çdo kusht të merrnim tre pikë, edhe për pozitat ku jemi, por si vajti ndeshja jam i kënaqur edhe me një pikë.
Shumë tension? Duke ditur temperamentin tim dhe lojën e ekipit, por edhe gjendjen e ekipit, duhet të japësh një marsh më tepër. Futbolli nuk është balet, ndërsa unë u mundova të jap 100%-in.
Disa lojtarë kështu janë, nuk luaj me Tiranën dhe Kukësin, nuk jam në vend të parë, por në këto pozita jam unë. Vendoseni profesor Hafizin në vendin tim, dhe ta shohë vetë.
Unë të falënderoj për këshillën që më jep, nuk jam tip që nuk i marr për bazë këshillat, por ashtu ishte situata e ndeshjes. Ti duhet të më kuptosh më mirë. Faleminderit profesor Hafizi, respekte të gjithëve”, deklaroi mbrojtësi 28-vjeçar. /f.a/abcnews.al