Real Madrid do të përballet me Rayo Vallecano, ditën e nesërme, ku kërkohet fitorja nga skuadra madrilene për të mos lëshuar terren ndaj ndjekësve më të afër të tyre.
Në konferencën për shtyp, trajneri Carlo Ancelotti ka folur për këtë takim, ndërsa thekson se skuadra e tij duhet të përmirësohet pas një periudhe jo shumë të mirë.
Ndërsa Ancelotti foli edhe për luftën e nisur nga Rusia dhe sulmet që po i bëhen popullit Ukrainas, ku sipas teknikut kjo gjë është e tmerrshme.
“Unë jam optimist, është e vërtetë që ne duhet të vlerësojmë situatë dhe të shohim çfarë po ndodh. Ne kemi vuajtur shumë për shumë arsye dhe ne mund të themi që jemi më të mirë tani. Mendoj që ne kemi reaguar mirë në ndeshjen kundër Alaves. Ne kemi pasur një periudhë të mirë dhe shpresoj që ne ta tregojmë këtë në ndeshje”, ka theksura fillimisht tekniku i madrilenëve.
Italiani ka paralajmëruar se si Gareth Bale dhe David Alaba do të mungojnë për ndeshjen kundër Vallecas.
“Bale nuk është i gatshëm nesër, por ai do të kthehet javën e ardhshme bashkë me Alaban të cilët po ashtu nuk do të luajnë. Tregimi i këtij sezoni është se ne kemi filluar me disa ide të qarta, duke u mbrojtur me 4-4-2, por pas humbjes nga Espanyol ne jemi përpjekur që të mbrohemi në zona të fundit dhe ka funksionuar mirë, pasi që kemi fituar 10 ndeshje rend. Por, pas kësaj, ne kemi pasur shumë probleme në kundërsulme dhe ne mendojmë se si të bëjmë presion me lartë në fushë tani”.
Ai po ashtu ka folur për konfliktin në Ukrainë dhe si ka ndikuar ai në portierin rezervë Andriy Lunin.
“Kam folur me të, ashtu edhe presidenti, për t’i treguar atij se ne jemi me të. Lufta është e tmerrshme, kështu që e vetmja gjë që ne mund të bëjmë për të është që të jemi afër tij. Është e qartë që ai nuk është i njëjti si ka qenë më parë. Ai ka njerëz të afërt të tij në Kyiv, nënën e tij dhe shokët dhe është normale që të shqetësohet. Stërvitjet do ta ndihmojnë atë dhe ai është shumë serioz në këtë rast”, ka përfunduar Ancelotti. /f.a/abcnews.al