Këngëtarja e famshme nuk i lejon fëmijët e saj që të kenë celular, kjo është arsyeja

schedule15:54 - 25 Shkurt, 2022

schedule 15:54 - 25 Shkurt, 2022

Pink beson se teknologjia ka shumë anë të errëta, të cilat nuk janë të përshtatshme për fëmijët. Për këtë arsye, këngëtarja e njohur ka vendosur disa kufizime për fëmijët e saj. Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, këngëtarja tha se nuk i lejon fëmijët të kenë celular dhe nuk do t’i lejojë dhe për një kohë të caktuar.

Vajza Willow është vetëm 10 vjeç, ndërsa djali Jameson 5. “Teknologjia ka një anë të ndritshme dhe të errët, edhe për të rriturit… sidomos për fëmijët. Unë nuk e dua këtë ende, ” tha Pink. Ajo shtoi se vajza e saj kërkon vazhdimisht telefon pasi shokët e klasës tashmë kanë pajisjen e tyre por ia ka ndaluar rreptësisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by P!NK (@pink)

“E vogla ime u kthye dhe tha: “E di, të gjithë fëmijët në klasën time kanë celularët e tyre”. Por nuk më prek fare, nuk e lejoj akoma” , tha ajo. Por edhe pse i ka ndaluar që të kenë celularë dhe përdorimin e aplikacioneve në internet, Pink shpjegoi se i lejon të luajnë lojëra elektronike në shtëpi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by P!NK (@pink)

/abcnews.al