Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15.909 raste të reja me Covid, ndërsa 63 të infektuar kanë humbur betejën me koronavirusin.
Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 299 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2315 janë të lidhura me një rast të njohura.
Lexo edhe: Covid-i bën namin në Greqi, gati 16 mijë raste të reja në 24 orët e fundit
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit janë regjistruar gjithsej 25668 vdekje në shtetin helen, ku 95.1% prej tyre vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe i përkisnin moshave moshë 70 vjeç e lart.
Ndërkohë mësohet se numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 433 (64,0% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 313 (72,29%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 120 (27,71%) janë plotësisht të vaksinuar./abcnews.al/