Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Momenti kur ekipi i Sky News i shpëton shpërthimeve në Ukrainë, vrapojnë për të gjetur strehë

schedule11:10 - 25 Shkurt, 2022

schedule 11:10 - 25 Shkurt, 2022

Agresioni rus vijon prej dy ditësh në Ukrainë. Frika dhe paniku mbizotëron, ndërsa ukrainasit jetojnë me zhurmat e shpërthimeve dhe sirenat e alarmit.

Ata që po shikojnë gjithçka janë reporterët e mediave të huaja. Së fundmi, një ekip britanik i lajmeve që mbulon luftën u detyrua të vraponte për të shpëtuar jetën e tyre gjatë granatimeve në juglindje të vendit.

Video dramatike tregon korrespondentin e Sky News, Alex Rossi, duke u përpjekur për t’u mbrojtur nga shpërthimet  e mortajave në Berdyansk në bregun e Detit Azov rreth 50 milje nga qyteti port i rëndësishëm strategjik i Mariupol.

I strehuar në një ndërtesë aty pranë, ai thotë: “Kjo tregon se sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat këtu. Ishim jashtë duke xhiruar. Ishte vërtet e qetë. Kishte predha. Por përsëri, kishte qetësi, gjithçka ndihej shumë, shumë normale. Thjesht na është dashur të hyjmë këtu për t’u strehuar sepse ka pasur zjarr mortajash. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!