Ministri i financave të Francës, Bruno Le Maire, ka deklaruar se përjashtimi i Rusisë nga sistemi global i pagesave ndërbankare Swift ishte zgjidhja e fundit, shkruan The Guardian
Bashkimi Europian dhe SHBA-ja vendosën të mos përjashtojnë Rusinë nga programi Swift, si pjesë e sanksioneve të ashpra të miratuara të enjten në përgjigje të pushtimit të Ukrainës. Përpara takimit të ministrave të financave të eurozonës, Le Maire tha:
“Kjo është zgjidhja e fundit,por është një nga opsionet që mbetet në tryezë.
#SWIFT is our sharpest sword and was announced to hit in case of an attack. The SWIFT exclusion of #Russia must not fail because of Germany! #Lanz
— Norbert Röttgen (@n_roettgen) February 24, 2022
Kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonytė tha se diskutimi për përjashtimin e Rusisë nga Swift mbetet ende një alternativë: “Ne e dimë se kush nuk është dakord dhe do të vazhdojmë të negociojmë me ta”.
Situata vazhdon të tensinohet pasi qeveria e Ukrainës tha se aleatët perëndimorë do të ishin fajtorë nësë nuk do të përjashtonin Rusinë nga Swift. Kreu i komitetit të punëve të jashtme të Bundestagut, Norbert Röttgen, i ka kërkuar Gjermanisë që të rimendojë edhe njëherë vendimin në lidhje me Swift.
/abcnews.al