Gazetarja e ABC: Putin do të sjellë në Ukrainë modelin qeverisës të Lukashenkos

schedule22:16 - 24 Shkurt, 2022

schedule 22:16 - 24 Shkurt, 2022

Putin planifikon të rrëzojë qeverinë aktuale të Ukrainës dhe të sjellë në pushtet një qeveri si modeli i Lukashenkos në Bjellorusi, thotë gazetarja e ABC, Linda Karadaku, e cila prej ditësh ka raportuar live nga Ukraina.

Gjatë një raportimi për emisionin “Log” në ABC, Karadaku  thotë se la pas një Ukrainë të rrethuar ushtarakisht nga tre anë, duke përshkruar se zhvillimet në lindje nuk janë parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Lexo edhe: Shi raketash në Ukrainë, çfarë ndodhi në frontin e luftës

“Kam lënë pas një Ukrainë që është në agresion të ashpër nga tre anët. Më një zhvillim që nuk ishte parë që prej luftës së dytë botërore.  Qëllimi i Putin është  rrëzojë qeverinë aktuale të Zelenskyt dhe të sjellë  një qeveri si e Lukashenkos në Bjellorusi.”

Lufta nisi pikërisht sot, pasi sot Ukraina kishte në plan të shkëpuste disa marrëdhënie tregtare nga Rusia.

Lexo edhe:VIDEO/Ukrainasi ndërpret intervistën live: Tanku po afrohet në shtëpinë time

“Nuk ka ndërmend ta shkëpusë nga Rusia, sepse pikërisht sot Ukraina do shkëpuste disa marrëdhënie tregtare me Rusinë. Putin e nisi sot sulmin për të treguar se nuk e do diçka të tillë.”

Ndër të tjera Linda e cila tashmë ndodhet në zonën midis Rumanisë dhe Bullgarisë thotë se gjatë largimit të saj nga Ukraina një qytetar i cili sot është në frontin e luftës i dhuroi flamurin që ukrainasit mbajnë në raste lufte. Një flamur me domethënie të veçantë, pasi ka ngjyra ndryshe nga flamuri kombëtar, verdhë e blu.

“Flamuri është dhurata e fundit që kam marrë nga Ukraina nga një ukrainas që është në frontin e luftës tani. Flamuri është kuqezi, e përdorin gjatë luftës, sepse simbolizon gjakun që derdhet në luftë”, u shpreh gazetarja, Linda Karadaku./abcnews.al/
 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!