Një qytetar nga Kashari i Tiranës ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka tregtuar karburant në banesën e tij në mënyrë të paligjshme.
Policia bën me dije se në shtëpinë e të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar 2500 litra naftë dhe një pompë karburanti.
“Gjatë kontrollit në banesën e tij u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe dy depozitave metalike, të cilat ishin të mbushura me 2500 litra naftë, që dyshohet se është kontrabandë, duke shmangur detyrimet doganore”, njofton policia.
I arrestuari është identifikuar me inicialet Xh. Ll., banues në Kashar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/