Sulmi ndaj Ukrainës, Johnson: Frika jonë më e madhe është bërë realitet

schedule13:39 - 24 Shkurt, 2022

schedule 13:39 - 24 Shkurt, 2022

Pas një bisedë telefonike me presidentin Zelensky të Ukrainës, Johnson dha një deklaratë  për mediat në lidhje me situatën në Ukrainë. Sipas tij, frika më e madhe është bërë realitet dhe të gjitha paralajmërimet për një pushtim rus kanë rezultuar fatkeqësisht të vërteta, shkruan BBC

Putin  ka nisur luftën në Europë, duke sulmuar një vend mik pa asnjë provokim apo justifikim të vlefshëm. Sulmet ruse kanë prekur popullatën e pafajshme. Ukraina është vendi i dytë më i madh në Europë që për dekada ka gëzuar lirinë dhe demokracinë.

“Ne nuk mund të lejojmë që ajo liri të shuhet,” tha Johnson.

Britania e Madhe ishte një nga vendet e para në Europë që dërgoi mjete ushtarake për të ndihmuar Ukrainën.

Sot, në bashkëpunim me aleatët tanë, ne do të njoftojmë një paketë masive sanksionesh për të goditur ekonominë ruse,”  Europa gjithashtu nuk duhet të jetë më e varur nga nafta dhe gazi rus, pasi diçka e tillë i ka dhënë Putinit kontrollin në kontinent, tha kryeministri britanik.

Sipas Johnson, ky  është një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë në Europën Lindore dhe në mbarë botën, vazhdon ai. Ai tha gjithashtu se kjo krizë ka të bëjë me të drejtën e një vendi për të zgjedhur të ardhmen e tij dhe kjo është një e drejtë që Mbretëria e Bashkuar do ta mbrojë gjithmonë.

/abcnews.al