Simona dhe bashkëshorti i saj Domenico, janë çifti nga Liguria e Italisë të cilët prej vitesh ishin në kërkim të ëndrrës së tyre për t’u bërë prindër. Pas shumë tentativave të dështuara për shtatzëni, të kryera në Klinika të ndryshme në Itali, ata vendosën që në tetor të vitit 2020 të udhëtonin drejt Shqipërisë për të ardhur në Klinikën e Fertilitetit Hygeia, zgjedhje kjo e rekomanduar nga disa prej miqve të tyre italianë që kishin arritur të kishin rezultatet e dëshiruara vetëm pranë kësaj Klinike.
Pavarësisht se për ta ishte hera e parë që vinin në Shqipëri dhe në Klinikën e Fertilitetit Hygeia, ata vinin besimplotë që pse jo edhe ata, si miqtë e tyre në Itali, të arrinin të realizonin më në fund ëndrrën e tyre të shumëpritur, të prindërimit.
Kjo ishte edhe arsyeja pse Simona & Domenico, qysh në momentin e parë që u prezantuan dhe kryen konsultat dhe ekzaminimet e para me stafin e mjekëve të kësaj Klinike; dr. Stefanos Chandakas, Dr. Marinos Tsirigotis, dr.Otilja Dekovi dhe embriologun Marsel Haxhia, vendosën të besojnë dhe të riprovojnë përsëri shanset e tyre për një shtatzëni.
Kështu nisi edhe rrugëtimi i tyre, rrugëtim ky i mbushur me emocione të të gjitha dimensioneve, por që sajë përkushtimit, asistencës profesionale të ofruar 24 orë/24 nga i gjithë stafi i Klinikës së Fertilitetit Hygeia, por mbi të gjitha sajë trajtimit të personalizuar, pasi u identifikuan problemet që ky çift kishte dhe që çonin në infertilitet, u bë e mundur që pas një muaji, pasi çifti kishte nisur proçedurat e fertilizimit invitro, pikërisht në Nëntor 2020, Simona të merrte lajmin e shumëpritur, pra më në fund ajo ishte në pritje të ëmbël, ishte Shtatzënë.
Pas 9 muajsh erdhi në jetë djali i tyre Samuele.
Samuele sot është 7 muaj dhe Simona & Domenico vazhdojnë të dërgojnë pranë stafit të Klinikës së Fertilitetit Hygeia video të familjes së tyre të lumtur, kjo në shenjë mirënjohjë dhe falenderimi për të gjithë përkushtimin dhe punën ekselente që ky staf ka ofruar për ta dhe jo vetëm.
Historia e suksesit, si kjo e Simona-s & Domenico-s, është një ndër të shumtat që kanë arritur të realizohen sajë profesionalizmit, eksperiencës, kujdesi ndaj detajeve edhe më të vogla qe bëjnë diferencën në trajtimin e personalizuar të çdo çifti, dhe përkushtimit që stafi i Klinikës së Fertilitetit Hygeia rezervon për të gjithë çiftet, qofshin shqiptarë apo të huaj.
Tregues i qartë i këtij suksesi është edhe përqindja e lartë që kjo Klinikë ka arritur në 10 vite eksperiencë në proçedurat IVF, ku, rreth 75 % e çifteve të trajtuara me IVF arrijnë në shtatzëni.
Klinika e Fertilitetit Hygeia
Kontakto: 0676104393/042390000