Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka quajtur “gjeniale” urdhrat e Vladimir Putin për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë.
Në një emision radiofonik të krahut të djathtë, Trump u pyet për për dërgimin e forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë.
Lexo edhe:Putini nis tanket drejt Ukrainës pas lejes nga Duma ruse
“E pashë në televizor dje lajmin dhe thashë: Kjo është gjeniale”, tha Trump për urdhrin e Putin për të dërguar trupa ushtarkë në Ukrainën lindore.
“Putini deklaroi një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: ‘Është e pavarur’, një pjesë e madhe e Ukrainës. Dhe thashë: Sa veprim i zgjuar është ky? Putin do të hyjë brenda dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes.”, tha Trump.
BBC shkruan se ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin, duke përçmuar pasardhësin e tij, Joe Biden.
Ndërkohë, pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për trupat ruse në dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainën lindore, Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë. Biden shpalli sanksione për borxhin sovran. Kjo do të thotë shkëputje e qeverisë ruse nga financat perëndimore.
Lexo edhe:Rusia nis pushtimin e Ukrainës, Blinken ndryshon planin, anulon takimin me Lavrov
“Vladimir Putin ka rrethuar Ukrainën me 150 mijë trupa. Dje njohu si republika dy rajone separatiste dhe tani ka leje për të futur ushtrinë në Ukrainë duke shkelur sovranitetin e një shteti. Kjo është një shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare dhe duhet të marrë një përgjigje të prerë nga komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam takuar Putin para pak më shumë se një muaji dhe i thash përballë se ne do të veprojmë nëse ata nisin luftën ndaj Ukrainës. Sot shpallim sanksionet e para ndaj Rusisë”, tha Biden duke theksuar se duke filluar nga nesër bankat ruse do të ndërpriten nga sistemi financiar ndërkombëtar.
“Unë po shpall këstin e parë të sanksioneve për të vendosur kosto ndaj Rusisë në përgjigje të veprimeve të saj dje“, tha Biden nga Shtëpia e Bardhë. “Këto janë koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë dhe do të vazhdojnë të përshkallëzojnë sanksionet nëse Rusia vazhdon më tej. Tani nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi“, thotë Biden. Po ashtu, Presidenti Biden tha se janë vendosur sanksione ndaj dy bankave ruse si edhe ndaj disa familjeve të pasura në Rusi, të njohura për afrimitetin me regjimin e Putin. /abcnews.al/