Në ditën e dytë të protestës, banorët e Këlcyrës janë përplasur me kryetarin e bashkisë. Ata kanë kërkuar anulimin e projektit që u prek objektet, por krybashkiaku u ka thënë prerë se projekti do të zbatohet.
Në Këlcyrë, banorët që preken nga plani i ri urbanistik i qytetit ku i’u prishen banesat dhe bizneset e tyre, u përballen me kryebashkiakun Klement Ndoni.
Ky i fundit shkoi në zyrë nën masa të forta sigurie nga Policia për të shmangur ndonjë incident.
Ashtu siç edhe ishte lënë të hënën një përfaqësi u takua me Ndonin për sqarime rreth 30 objekteve që do të prishen nga ky plan urbanistik.
Banoret kërkuan anullimin e projektit, por kryebashkiaku foli prerë. Ai u tha se projekti do të vazhdonte dhe banesat do të prisheshin. Këtu tensioni u rrit.
Vetë kryetari i Bashkisë së Këlcyrës u tha gazetarëve se banorët janë njoftuar më parë për veprimet që do të ndërmerren ndaj pronave të tyre.
Klement Ndoni kryetar i Bashkisë Këlcyrë: “Projekti i qendërës do bëhet, objektet tuaja preken dhe do fillojë procedura e shpronësimit. Uu kam thënë, në bazë të ligjeve që janë në fuqi”.
Pas kësaj situate banorët thanë se do të vazhdojnë protestat dhe nuk do të lejojnë t’i prishen dyqanet dhe shtëpitë. Ata kërkojnë anullim të projektit ose kompensim me vlerën investuese. /abcnews.al