Tabaku i vë para dokumentin Ëngjëll Agaçit: Nuk e kam parë asnjëherë, ndërhyn Anila Denaj

schedule16:37 - 22 Shkurt, 2022

schedule 16:37 - 22 Shkurt, 2022

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku kërkoi nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi të përgjigjet për një inspektim financiar të urdhëruar nga Ministria e Financave.

Ëngjëll Agaçi deklaroi se nuk ka dijeni dhe nuk e ka parë asnjëherë më parë këtë vendim. Ish-ministrja e Financave Anila Denaj e cila është njëherazi anëtare e këtij komisioni kërkoi nga kryetarja e Komisionit që dokumenti të vihet në dispozicion të të gjithë anëtarëve për transparencë.

Pjesë nga debati

Ermonela Felaj: Ajo që më ra në vesh. Ju folët për një vendim të ministrisë së financave. Ministrat nxjerrin vetëm urdhra nuk marrin vendime. Kushtetuta nuk i jep të drejtë ministrave të marrin vendime. Vendosja në dispozicion zotit Agaçi që të marrësh një përgjigje.

Ëngjëll Agaçi: Duhet të shoh aktin të cilit ju i referoheni. Nëse kam pasur dijeni do ju them po, nëse nuk kam pasur dijeni do ju them jo.

Jorida Tabaku: Po ju them që ka një vendim të sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së financave për fillimin e një inspektimi. Ai është zyrtari më i lartë autorizues. Zoti Arjan Kraja është përgjegjës për çështjet financiare. Unë këtu kam edhe ligjin ku është baza për fillimin e financimit. Ju e dini që inspektimi financiar fillon pas një hetimi që kryhet. E merrni dokumentin sapo të printohet. A keni dijeni që ka nisur një inspektim i tillë financiar?

Ëngjëll Agaçi: Kur të shoh aktin do jap edhe përgjigje për atë që shkresë që ju referoheni. Në shtetin shqiptar ndodhin me mijëra procedura dhe shkresa. Kjo nuk do të thotë që sekretari i përgjithshëm të dijë gjithçka. Jam në maksimumin e disponibilitetit. Jam shumë falenderues që m’u dha një mundësi për të sqaruar të gjitha gënjeshtrat në emrin tim

Jorida Tabaku: Unë besoj që është shumë e rëndësishme për hir të transparencës. Tani janë kthyer në akuzë penale nga organi i akuzës. Do presim dy minuta sa të vijë shkresa.

Helidon Bushati: Bushati: Gjatë parashtrimeve tuaja u munduat të parashtronit një drejtues public me disa kompetenca. Fama ju paraprin. Nuk jeni aq i padukshëm në administratën publike. Unë po i referohem përsëri asaj.

Jorida Tabaku: A keni dijeni ju për këtë inspektim financiar për Inceneratorin e Elbasait?

Ëngjëll Agaçi: Pasi e pashë këtë vendim, shpresoj që memoria të mos më gënjejë por në dijeninë time jo

Jorida Tabaku: Është hera e parë që e shikoni? Konsiderohet këtu që flasim për korrupsion dhe vepra të rënda.  Sekretari i përgjithshëm i qeverisë ndjek shqyrtimin dhe procesin e vendimmarrjes së këshillit të ministrave. Kjo është e sanksionuar.

Jorida Tabaku: Ju nuk keni pasur dijeni që një inspektim financiar?

Anila Denaj: Së pari ky inspektim financiar duhet të vihet në dijeni të të gjithë anëtarëve të komisionit. Aty do shikoni që ka elementë për të cilët duam të diskutojmë. Kjo vërteton që ministria e Financave, sekretari i Përgjithshëm as nuk merr urdhra por bëjnë detyrën. Respektoni Ministrinë e Financave dhe mos intimidoni për të thirrur përpara për çdo gjë që mund të kenë dijeni. Respektoni rregullat. Gjithë këtë fabul me akuza. I keni bërë këshillin e ministrave si të jenë pjesë e një klani mafioz. Inspektimi financiar është prova e vetme që tregon indipendencën e një trupe.

Jorida Tabaku: Edhe unë i bashkohem thirrjes suaj. Vendosni raportin financiar. E kemi kërkuar por qeveria nuk e ka sjellë.

/abcnews.al