Ministra e ish ministra dëshmojnë për inceneratorët, analisti për Komisionin: I jep kapital politik Bashës

schedule23:22 - 21 Shkurt, 2022

schedule 23:22 - 21 Shkurt, 2022

Komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët vazhdoi sot me dëshmitë e ministrave dhe ish ministrave mbi procedurat e lejeve të ndërtimit të 3 incineratorëve në Fier, Elbasan dhe kryeqytet.

Mospajtimet brenda komisionit janë të mëdha dhe nuk pritet të dalë me një raport të unifikuar. Në emisionin “Log” në ABC sot është diskutuar pikërisht për zhvillimet e fundit në komision. Sipas analistit Enver Bytyqi komisioni ka si qëllim që t’i japë kreut të PD Lulzim Basha kapital politik në prag të zgjedhjeve.

“Po të duash të mos e zgjedhësh kurrë një problem ngri një komision hetimor thotë Churchill. Unë e lidh me diçka tjetër, komisioni parlamentar është ngritur dhe sjellja në komision është kësisoj që edhe Rama shkon të raportojë në mënyrë krejt të qetë për arsye që synohet ti jepet kapital politik në prag të zgjedhjeve Bashës”, tha ai.

Ka një paradoks. Që Tahiri kishte arritje në vendosjen e rendit dhe goditjen Lazaratit kjo është e vërtetë. Shikojmë vitin kur ka shkuar atje. Ajo  për çfarë ai u  dënua, u dënua për kanabizimin e Vlorës, s’u përdor term për kanabizimin e Shqipërisë.  Përgjegjësia për të cilën u dënua lidhej me Vlorën. Gjithë ky presion i lsi për larje hesapesh të njerëzve të vetë që kanë shkuar te PS/ angazhimi i Bashës për të treguar protagonizëm të gjitha këto kanë rritur njëlloj transparence mbi këtë qeveri”, tha analisti Mentor Nazarko.

Komisioni ka 25 shkurtin si afat ligjor për mbylljen e punës dhe mbeten ende për t’u pyetur si dëshmitarë kryeministri Edi Rama, disa ministra, deputetë dhe ish ministra.

Deputetët opozitarë theksojnë se dy nga anëtarët e komisionit kanë konflikt interesi në hetimet për inceneratorët ndërsa socialistët pohojnë se opozita po e përdor cështjen për konsum politik.

SPAK ka arrestuar ish ministrin e mjedisit Lefter Koka për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me ryshfete deri në 3.7 milione euro në rastin e inceneratorin e Elbasanit, ndërsa po heton lejet dhe procedurat edhe për inceneratorët e Fierit dhe të Tiranës, investimet dhe fondet për të cilat sipas opozitës vlerësohet se shkojnë në afro 430 milionë euro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!