Pas njohjes nga Rusia, SHBA ndalon tregtinë me rajonet rebele ukrainase

schedule22:16 - 21 Shkurt, 2022

schedule 22:16 - 21 Shkurt, 2022

Pas njohjes së dy rajoneve rebele ukrainase në zonën e Donbasit nga Rusi, SHBA ka reaguar ashpër duke njoftuar se do te ndalojë tregtinë me këto dy rajone.

 Presidenti i SHBA Joe Biden do të ndalojë “investimet e reja, tregtinë dhe financimin nga personat amerikanë në dy rajonet e shkëputura të njohura nga Presidenti Putin”, raporton BBC.

Urdhri do të “sigurojë gjithashtu autoritet për të vendosur sanksione ndaj çdo personi të vendosur të operojë në ato zona të Ukrainës”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki./abcnews.al/